Rita Ora një ikonë me veshje kombëtare, publikohet sot album i ri

Pas Dua Lipës e cila sapo ka publikuar këngën e re, edhe artistja tjetër me prejardhje shqiptare, Rita Ora do të publikojë sot mini-albumin e saj. Kënga e parë e këtij albumi e titulluar “Bang”, është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë.

Ajo çfarë e bën edhe më të veçantë këtë klip është paraqitja e këngëtares shqiptare, e cila në këtë video muzikore do të vijë e shfaqur me kostume, me elemente tradicionale shqiptare. Rita prej ditësh ka publikuar në Instagram disa video të ndryshme që paralajmëronin ardhjen e klipit të saj të ri, “Bang”.

Në Kosovë klipi i ri i artistes shqiptare do të publikohet në orën 19:00. Rita për këtë projekt ka bashkëpunuar me stilistin kosovar Valdrin Sahiti, i cili ka punuar veshjen kombëtare, teksa xhirimet janë kryer në objektin e famshëm brutalist dhe kontrovers të Bullgarisë, ”Buzludzha” me një leje të veçantë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

SHKARKO APP