Rita Ora paralajmëron këngën e re, e quan himn të verës

Rita Ora ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me një këngë të re që do ta sjellë në bashkëpunim me DJ-in dhe producentin suedez, Avicii.

Kënga mban titullin “Lonely Together” dhe do të publikohet pas pesë ditësh.

“Më në fund po vjen. Faleminderit Avicii që po më merr në këtë rrugëtim mahnitës!”.

“Është himni im i verës! Mezi pres që ta dëgjoni të gjithë! Edhe pesë ditë!”, ka shkruar Rita në njoftimin e publikuar në Instagram.

Edhe Avicii, emri i të cilit është Tim Bergling, i ka publikuar disa pjesë të këngës në rrjetet sociale.

SHKARKO APP