Rita Ora, pjesë e filmit “Fifty Shades”

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora do të jetë pjesë e sagës së ardhshme të filmit “Fifty Shades Freed”. Për këtë gjë ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter, ku shfaqet pranë Liam Payne, anëtarit të grupit One Direction. Ata të dy po punojnë për kolonën zanore të filmit që do të jetë në kinema në ditën e të dashuruarve, 14 dhjetor 2018. Kjo është hera e dytë që produksioni zgjedh një duet për muzikën në sfond, pasi herën e kaluar kishte Zayn Malik dhe Taylor Swift. Këtë herë, ndjekësit e sagës e presin me padurim filmin e ri pasi priten skena të shumta erotike dhe romantike.

SHKARKO APP