Rita Ora po vjen

Sonte pritet të mbahet koncerti i shumëpritur i këngëtares me famë botërore, Rita Ora.Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa po pritet vetëm ardhja e saj në Tiranë.

Përmes një videoje të postuar disa minuta më parë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Rita ka njoftuar se po niset për në Shqipëri.

Ajo është në aeroportin “Luton” të Londrës, ndërsa në video shihet teksa po priste të niset aty ku sonte e presin me padurim fansat e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shihemi së shpejti Tirana”, ka shkruar ajo mbi një fotografi, teksa po afrohej tek aeroplani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, me këto fotografi, Rita ka treguar edhe ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, duke ngjyrosur flokët e kuqe.

“Shou i parë në Tiranë pastaj në Veronë ‍oh dhe flokët e mija të kuqe.”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja mbi fotografitë ku shihet e veshur me një fustan me ngjyra, një palë çizme të gjata dhe xhaketë me po të njëjën ngjyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?