Rita Ora reagon për muralin e saj në Kosovë: “Më keni lënë gojëhapur”

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instastory një fotografi të një ndërtese në Ferizaj, ku shihet murali me foton e saj. Në këtë fotografi, Rita ka të veshura veshjet tradiocionale, me të cilat ka realizuar video klipin e saj të fundit. “Më keni lënë gojëhapur”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë që ka shpërndarë.

Kjo veshje e Ritës ka bërë krenarë shumë shqiptarë, të cilët i kanë dhënë mijëra pëlqime e komente në rrjetet sociale. Të shumtë kanë qenë ata që fotografitë e Ritës me veshje tradicionale i kanë shpërndarë në profilet e tyre, duke shkruar se Rita është krenari.

SHKARKO APP