Rita Ora, rekord dhe vlerësime pafund nga kritika (FOTO)

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Londër. E pavarësisht se ishte një ceremoni për vlerësimin e muzikës europiane, shfaqja përfshiu gjithashtu edhe shumë prodhime amerikane.

Shfaqja pati për prezantuese këngëtaren britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora (Sahatçiu), e cila befasoi me atë dalje me rrobëdeshambër në tapetin e kuq, por edhe gjatë prezantimit.

Nëse veshja e parë u duk se Rita nuk kishte pasur kohë të përgatitej, ishte krejt e kundërta. 26-vjeçarja i befasoi të gjithë, pasi u shfaq gjatë spektaklit të madh të muzikës me 13 veshje të ndryshme, duke vendosur një rekord më vete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo vetëm për veshjet, por edhe aftësinë e saj në prezantim, Rita mori vlerësime të shumta nga kritikët për këtë mbrëmje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?