Rita Ora shton në trup një tjetër tatuazh, kësaj here në shqip
Tashmë është i njohur pasioni i Rita Orës për tatuazhet, pasi ajo numëron shumë të tillë në trup. Madje ajo ka shtuar edhe një tjetër në pjesën e qafës, kësaj here në shqip.
Rita ka bërë një tatuazh që shkruan “Zog”, që ashtu siç shpjegon është përkëdhelja që i bënte e ëma kur ajo ishte e vogël. Ajo ka treguar në Instagram dhe historinë e këtij tatuazhi. Ndër komentet e shumta, vihet re dhe ai i nênës së Ritës që i shkruan: “Po, dhe përgjithmonë”. Pra Rita do të mbetet gjithmonë ‘zogu i vogël i mamit’.
https://www.instagram.com/p/B7_7abUF9xJ/