Rita Ora, zbavit fansat me foto nga oborri i shtëpisë, por poshtë bluzës harron reçipetat
Rita Ora është shfaqur mahnitëse në një foto të publikuar në Instagram nga oborri i shtëpisë së saj. Këngëtarja e “How To Be Lonely”, 29 vjeç, i la pak vend imagjinatës e veshur në një bluzë që i nxirrte në pah linjat e saj dhe gjoksin joshës.
Këngëtarja gjatë fundjavës i argëtoi adhuruesit e saj me imazhe vetëm në bikini teksa relaksohej dhe shijonte rrezet e diellit.
Ndërsa qëndron e izoluar, ylli i muzikës me origjinë shqiptare mori pjesë në edicionin special të drejtpërdrejtë të BBC Radio 1 The Foo Fighters’ Time Like These.