Robbie William zbulon betejën sekrete shëndetësore
Robbie Williams ka zbuluar se arsyeja e vërtetë pse ai anuloi datat e turneut të tij ,në fillim të këtij viti, ishte kujdesi intensiv nga ana e doktorëve. Ish-anëtari i Take That ka kaluar 7 ditë në spital pasi doktorët zbuluan anomali në trurin e tij.
Këngëtari i “Angels” ka anuluar disa koncerte të turneut të tij në Rusi të planifikuara në muajin shtator, si pasojë e një sëmundjeje misterioze.
Këngëtari tregoi situatën se si u bë keq në prapaskenën e koncertit të tij në Zurich.
“Krahu im i majtë u mpi dhe më dilte lëng nga goja. Kisha një dhimbje koke dhe kisha vështirësi në frymëmarrje. Nuk merrja frymë lirshëm”.
Edhe pse ai e dha atë koncert në Zurich, kur u kthye në Londër, ai iu nënshtrua disa analizave, ku doktorët zbuluan si njolla gjaku në tru.
Ylli i muzikës ka kaluar disa kohë në spital dhe më pas rreth 2 muaj në shtëpi në Los Angeles, ku mori veten plotësisht.