Robert Berisha i habiti të gjithë: Vetëm vdekja më ndan nga Nora

Ndarjen nga Nora, Robert Berisha e publikoi vetë nga llogaria e tij në Instagram dhe aq u desh që lajmi të merrte dhenë. Shumë u komentua, u përfol dhe u hamendësua për shkaqet e ndarjes, por gjithçka ka mbetur mes çiftit.

Pak muaj pasi vetë Roberti pranoi publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, lajmet nuk janë shuar, përkundrazi. Edhe pse tashmë janë zëvendësuar me të tjera, edhe me hamendësime për lidhje të reja të dy artistëve, ndarja është sërish një “pjatë e nxehtë”.
Në një intervistë të fundit për “Mirage”, Roberti ka folur sërish për këtë ndarje, madje me deklarata të forta për Norën. Tani që secili prej tyre bën jetën e vet, Roberti thotë se “kurrë më mirë nuk kemi qenë”. Megjithatë, për Norën do të gëzojë gjithë jetën respekt maksimal shkruan Class.

“Kam thënë në një intervistë, madje, “vetëm vdekja më ndan” dhe është e vërtetë, vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë do të jem babi i Renée-së dhe gjithmonë do të jemi bashkë, se kemi Renée dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë derisa të plaket”

I pyetur sërish për arsyen e ndarjes, Roberti tha se kjo është shumë personale dhe njerëzit nuk kanë pse t’i dinë: “Kjo është jetë private, kurrë më mirë nuk kemi qenë dhe shpresoj që të gjitha çiftet në të tilla situata, të veprojnë njëlloj….”

Siç shton më poshtë këngëtari, sakrificën për Norën dhe për të bijën, ai do të bënte në çdo çast të jetës: “Nëse nuk do mundesha në jetë të bëja asgjë, një veshkë për Norën, një veshkë për Renée… Ndërsa për vete jam plot zemër…”

Po një martesë e dytë? Edhe me këtë përgjigje, Roberti i habiti të gjithë. “S’mund të martohem dy herë, jam një herë i martuar” – tha ai duke konfirmuar se nga Nora nuk është ndarë ende zyrtarisht. Kjo mund të jetë edhe një pauzë, siç e quajti ai, sepse më vonë, ku i dihet, ka hapësira për ribashkim.

SHKARKO APP