Robert Berisha pranon ndërhyrjet estetike: Kam bërë botoks
Këngëtari Robert Berisha flet hapur për ndërhyrjet estetike. Në një intervistë të fundit për “Erë vere”, Berisha ka pranuar hapur se kujdeset për veten, madje ka bërë edhe botoks. Ai tregon se e para ndërhyrje ishte ajo e dhëmbëve, shumë e rëndësishme për një figurë publike, por edhe me botoksin nuk e tepron. ”Kam bërë edhe botoks, jo të tepruar, por fytyra lodhet. Edhe që nga koha që kam filluar në emision. Plakjen, askush nuk mund ta ndalë. Plakja është luks, kush mund ta arrijë të plaket, do të thotë që ke arritur të jetosh. Nuk është turp as të thinjesh, as të plakesh, asgjë. Derisa të punon zemra, në rregull je”.