Robert De Niro hap hotel luksoz në Tel Aviv

Nobu Hospitality LLC, një rrjet hoteliere në të cilën është bashkëpronar aktori i njohur amerikan, Robert De Niro, është duke hapur një hotel dhe një restorant në zemër të Tel Avivit, pikërisht në Bulevardin Rothschild, një nga rrugët me luksoze dhe piktoreske të qytetit izraelit.

Sipas izraelites, Calcalist, hoteli do të ketë 38 dhoma, qendër fituesi, një pishinë, një taracë private për evente.

Rrjeti i hoteleve dhe restoranteve Nobu Hospitality LLC është themeluar nga De Niro, mastershefi i famshëm japonez, Nobu Matsuhisa dhe producenti i Hollivudit, Meir Teper.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tel Avivi, duke qenë një destinacion i madh turistik dhe biznesi, e bën atë ideal për klientët e Nobu”, tha CEO i Nobu, Trevor Horwell.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vitit 2017, më shumë se 3.6 milionë turistë vizituan Izraelin, ose gati 25% më shumë se në vitin 2016.

Hoteli i parë “Nobu” është hapur në vitin 2013 në Las Vegas, ndërkohë që tani ka dhe në Palo Alto, Londër, Ibiza, Manila dhe vende të tjera në botë. Hoteli në Tel Aviv do të jetë i 17-ti, ndërsa janë planifikuar të hapen edhe në Toronto, Sao Paolo, Barcelonë dhe Atlanta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?