Roberti i shokon të gjithë: Veç vdekja më ndan nga Nora

Nëse pjesëmarrja e Robert Berishës në Festivalin e Këngës ju duk pak e çuditshme (sepse ai nuk njihet si këngëtar festivalesh), prisni se intervista e fundit në “Mirage” është akoma më shokuese. Roberti u pyet në lidhje me deklaratën e tij se “vetëm vdekja e ndante nga Nora Istrefi”, të thënë në shkurt të një viti më parë në “Why Not”. Në “Mirage”, ai u shpreh: ”Po, është e vërtetë. Vetëm vdekja mund të të ndajë nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë do të jem babi i Renees dhe gjithmonë do të jemi bashkë”.

Ok, e modifikuar si deklaratë, por këndshëm gjithsesi. Në vijim, preferoi të mos komentonte arsyet e ndarjes, por theksoi se ndryshe nga çfarë ndodh rëndom, mes tyre ka respekt të ndërsjelltë. Ndër të tjera, Berisha u pyet nëse e ka menduar një martesë të dytë. ”Nuk mund të martohem dy herë. Unë jam martuar njëherë”,-tha ai duke shtuar se me Norën nuk është divorcuar zyrtarisht, pra me dokumente.

Pyetjes “veç jeni ndarë përkohësisht?” iu përgjigj me “një pauzë”. Pra, ka mundësi që të rikthehen bashkë? “S’i dihet”,-përfundoi Roberti. Le të themi që kjo ishte deklarata më shokuese që pas bërjes publike të ndarjes, aludimit për arsyet që çuan në një vendim të tillë, zërat për një romancë të re të Robertit dhe protestave kundër divorcit të tyre.

SHKARKO APP