Roberti përlot me dedikimin prekës: Nënat nuk shkojnë në parajsë
Vëllezërit muzikantë, Robert dhe Patris Berisha disa ditë më parë humbën njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre. ”Pusho e qetë mami jem për ty me shkru kom shumë, po e la me kaq”, ishin fjalët e Robertit për nënën e tij Teuta.
Po ashtu Roberti ka publikuar në Instatory një këngë dedikuar nënës së tij “Ktheu Teuta” që është kompozuar nga babai i tij dhe është kënduar nga Robert Laci. Pas kësaj këngë ai ka publikuar dhe një thënie domethënëse dhe mjaft prekëse për nënën e tij.
”Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”.