Roberto Mancini dhe e dashura e tij e re pushime në St Barths

 Ai festoi në nëntor ditëlindjen e tij të 52-të, por Roberto Mancini vazhdon të mbetet në super formë, një mashkull të cilin e kanë zili edhe adoleshentët.

Menaxheri italian është fotografuar në brigjet e St Barths, të enjten, në shoqërinë e të dashurës së tij të re.

Babai i dy fëmijëve shëtiste në brigjet e ishullit, në shoqërinë e një bruneje me forma perfekte.

Ish menaxheri i Manchester City, ka treguar me rrobe plazhi të kuqe format e tij të skalitura, teksa bënte selfi dhe fotografi me smartphonin e tij.
/BW

SHKARKO APP