“Rock n’roll nuk vdes kurrë”, pse e fitoi Italia “Eurovision Song Contest”?

Nata finale e Eurovisonit pati shumë supriza. Njëra prej tyre është edhe fitorja e Italisë pas 31 vitesh. “Maneskin” është grupi fitues. Banda italiane performoi në skenën e Roterdamit me këngën “Zitti e buoni” (Të heshtur dhe të mirë).

“Rock n’roll nuk vdes kurrë”, ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun. Në vend të dytë është renditur Franca dhe në vend të tretë me 432 pikë Zvicra, e cila përfaqësohej nga një artisti me orgjinë shqiptare “Gjon’s Tears.

Kush është grupi Maneskin që arriti të triumfojë në skenën e Eurovisionit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Måneskin janë një grup italian rock i formuar në Romë në 2016 dhe i përbërë nga Damiano David (vokal), Victoria De Angelis (bas), Thomas Raggi (kitarë) dhe Ethan Torchio (daulle). Ata arritën famën në 2017 pas pjesëmarrjes në edicionin e njëmbëdhjetë të X Factor. Është një nga grupet më të pëlqyer, me një frymë të re që aspiron edhe në tregun ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas “New York Times”, një gazetar italian tha për fitoren e Italisë “Pas gjithë asaj që ndodhi, ne patëm një vit kaq të keq me vdekjet në Bergamo. Ky është një fillim i ri. Bravo Italia”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?