Rogerti rikthehet në shtëpi, kërkon falje ndaj Selinit dhe motrës së Mateos
Pasi doli nga dera e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 5”, dhe shkoi në studio, më pas Rogerti u rikthye në shtëpi duke kërkuar falje ndaj Selinës, babait të saj dhe motrës së Mateos. Ai mori vendimin për t’u larguar pas komentit të opinionistes Monika Kryemadhi, e cila e kritikoi për sjelljen e tij ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë. Me t’u kthyer në studio, Rogerti kritikoi opinionistët, në veçanti Kryemadhin, duke përmendur edhe karrierën e saj politike dhe duke i thënë se kishte dështuar në politikë. “Ti që ke dështuar në politikë, nuk mund të më thuash çohu dhe lëre shtëpinë”, iu drejtua ai Monikës. Rogerti gjithashtu akuzoi dy opinionistët se ishin treguar të njëanshëm dhe se e kishin sulmuar gjatë diskutimit.
KOHA JONË SONDAZH

