Roja nuk e lejon të hyjë në tualetin e femrave, modeli e godet me grushta
Ish-i dashuri i Kourtney Kardashian, Younes Bendjima është paditur pasi dyshohet se ka sulmuar një roje të sigurisë në festivalin e Coachella.
Thuhet se zënka ndodhi pasi roja nuk e lejoi që të hynte në tualetin e femrave, ku ishte Kourtney. Roja, i identifikuar si Mario Herrera zbuloi se modeli Younes e goditi në mur dhe e shante vazhdimisht.
Në padi thuhet se Mario ka patur dëmtime aq të mëdha sa është trajtuar në spital. Younes mund të arrestohet për akuzën e sulmit fizik, shqetësimit emocional dhe mosbindjes.
Roja kërkon dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh që të tërheqë akuzën.

KOHA JONË SONDAZH

