Romancat e VIP-ave shqiptarë që kanë filluar njësoj!
Romanca e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj ka qenë ndër më të pëlqyerat e showbizit, ku janë komentuar si një cift tepër romantik.
Dihet se Miriami ka qenë këngëtare në Gjermani, ku prezantonte dhe një emision dhe ftonte artistë të ndryshëm. Me anë të një postimi në Instagram, ajo na ka kujtuar kohët kur kishte të ftuar special Albanin dhe bënin sikur nuk njiheshin.
E njëjta histori ka ndodhur dhe me reperin Gjiko dhe me Elita Rudin. Moderatorja e ka njohur para se ta intervistonte, moment kur kanë lindur shkëndijat e dashurisë dhe kur kanë dalë në ekran po i gëzoheshin dashurisë dhe pse publiku nuk e dinte.