Romancë me Flori Mumajesin? Kejsi Tola tregon të vërtetën
Mjaftuan dy këngë që Flori Mumajesi punoi për këngëtaren Kejsi Tola dhe aq u desh!
Zërat për një lidhje mes dy personazheve të njohur për pubblikun shqiptar nisën menjëherë të përfliteshin në mediat rozë.
Këngëtarët vijonin t’i hidhnin benzinë zjarrit kur publikonin herë pas here postime që kishin lidhje me njëri-tjetrin.
Po ashtu, Flori Mumajesi rrallëherë shpreh vlerësimet në publik për këngëtaret e njohura shqiptare, por kur e bëri për Kejsin, të gjithë menduan se kishte diçka.
Po çfarë pati në të vërtetë mes tyre? Kejsi Tola ka folur për herë të parë në “Pop Culture”, ku pranoi para të gjithëve se e ka shumë xhan Florin, por vetëm kaq!
Ajo vlerësoi profesionalisht Florin dhe tha se vetëm kaq mund të na tregojë për marrëdhënien me të.
“Flori Mumajesi më ka dhuruar dy këngë që unë i dua shumë. ‘U rritëm’ ka qenë e para dhe më pas ‘Ti më ke mua’ dhe unë e kam thënë që ‘Ti më ke mua’ është kënga e jetës sime sepse teksti dhe çdo gjë tjetër lidhej shumë me mua, por edhe me të gjithë ne. Është një këngë që na përfshin të gjithëve. Është një profesionist shumë i mirë dhe kaq mund të them për marrëdhënien me Florin. Unë me të vërtetë e kam shumë, shumë xhan.”