Romeo pretendent për të fituar BBV3? Opinionisti Arbër Hajdari: Nuk e shoh si lojtar të fortë

Arbër Hajdari, i ftuar në emisionin “Wake Up”, foli për “BBVA 3” dhe sigurisht nuk i kurseu mendimet e tij mbi banorët e shtëpisë së famshme.

Ai u ndal te Romeo, duke thënë se nuk e sheh si lojtar të fortë. “Unë deri tani nuk e kam parë që të jetë një personazh brenda shtëpisë që të hyjë te lojtarët e fortë. Se çfarë do bëjë ai nesër, nuk e di. Por sot, nuk e shoh si lojtar të fortë. Fansat e Romeos, që e njohin Romeon për jetën që bën nga jashtë dhe për një personazh që ka hyrë brenda shtëpisë, ata do e duan Romeon sidoqoftë. Unë e njoh Romeon nga jashtë dhe mendoj që ai di të bëjë më shumë, di të bëjë më mirë se kaq”. Po ashtu ai shtoi se Romeo di të marrë pjesë në diskutime dhe t’i çojë në fund. Mua nuk më pëlqen kur ai tërhiqet.

Sigurisht, foli edhe për raportin Ilnisa-Meriton. “Unë mendoj që ata kanë një romancë midis njëri-tjetrit dhe këtë e kanë dëshmuar jo nëpërmjet fjalëve, por nëpërmjet sjelljes. Mua më pëlqen që gjërat t’i lexoj nëpërmjet sjelljes, jo nëpërmjet fjalëve që ata thonë. Unë mendoj se kanë diçka më tepër. Edhe mund të jetë strategji, por nuk shoh se ka nxjerrë gjë në dritë nga përdorimi i kësaj marrëdhënieje”.

Nuk la pa folur edhe për Sarën me Bardhin. ”Bardhi është djalë i qetë, kështu ka qenë që nga dita e parë. Është një karakter që ne e kemi parë dhe herë të tjera te lojtarë të tjerë brenda shtëpisë. Këto ditë më është dukur pak sikur Sara ka nisur një kërkesë llogarie, sikur ata kanë një marrëdhënie 30-vjeçare burrë e grua. Por, kjo ka të bëjë më shumë me karakteret e të dyve, Sara ka komplet një karakter tjetër dhe Bardhi do që të sheshojë debatet. Mendoj që është ai person që sa kohë të jetë në “Big Brother” nuk do ketë kurrë një konflikt”.

SHKARKO APP