Rona bëhet nënë për herë të dytë, djalit i vendos emër shqiptar

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rona Nishliu ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ajo ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Bardhyl. Lajmin e gëzueshëm e bëri të ditur vet ajo përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me foshnjën e porsalindur.

“10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Ndaj dua të falenderoj ekipin e Spitali Amerikan – American Hospital Kosova me në krye dr. Goksu Goc për shërbimin profesional të ofruar ngrotësisht dhe me shumë kujdes e dashuri. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua”, ka shkruar Rona Nishliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?