Rona Nishliu korr sukses ndërkombëtar

Rona Nishliu ka zbuluar një tjetër dashuri të sajën! Pak muaj pasi solli në jetë vajzën, këngëtarja duket se i është futur muzikës xhaz dhe deri më tani, po korr sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Rona ka performuar në Këln, Gjermani (16 nëntor) dhe biletat janë shitur në kohë rekord. Nishliu, performoi jo vetëm për publikun shqiptar atje, por edhe për atë gjerman, japonez, australian e turk. Shumë njerëz të tjerë qëndruan jashtë pasi nuk arritën të gjenin bileta për të ndjekur nga afër performancat e këngëtares. Për suksesin e Ronës, shkroi gjithashtu media gjermane Colozine që teksa përmend origjinën e saj, kujton performancën në Eurovision Song në vitin 2012, me këngën “Suus”.

SHKARKO APP