Ronaldo dhe Georgina muaj mjalti para finales së Championsit? (FOTO LAJM)
Kristiano Ronaldo po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve, teksa ka zgjedhur të njëjtën rrugë si rivali i tij Firmino. Ylli i madrilenëve ka marrë disa ditë pushim për të udhëtuar në Ibiza me Georginën së bashku me familjen e tyre. Gjithsesi kjo nuk ishte një pengesë që ata të shijonin të lirë pasionin e tyre.
Gjestet e Ronaldos janë vlerësuar nga mediat spanjolle, që e kanë cilësuar më të dashuruar se kurrë më parë. Të shtunën në mëngjes, çifti dhe djali vendosën që të lundronin në Formentera.
Kujtojmë që portugezi është duke u rikuperuar nga një dëmtim, që gjithsesi nuk do ta mbajë jashtë finales së Championsit më 26 maj kundër Liverpulit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

