Ronaldo dhe Georgina, puthja që “zhdoganon” çiftin

Një puthje e rrëmbyer në një restorant në Madrid dhe më në fund çifti është “zhdoganuar”. Një foto e Kristiano Ronaldos së bashku me të dashurën e fundit, Georigina Rodriguez po bën xhiron në rrjetet sociale, me çiftin që ka dalë në kryeqytetin spanjoll. Të dy nuk fshihen më tashmë dhe lidhja e tyre duket zyrtare.

Georgina dhe Ronaldo janë frekuentuar që në fund të verës së shkuar, por edhe pse në nëntor kanë qarkulluar fotot e para zyrtare të të dyve së bashku në Paris, konfirmimi i lidhjes së tyre nuk ka mbërritur asnjëherë. Por javën e shkuar janë “kapur” së bashku në tribunën e stadiumit “Santiago Bernabeu”, ku Reali luante ndeshjen e kampionatit kundër Deportivos. Ishte fillimi i një zyrtarizmi të vërtetë.

Tani spikasin edhe këto foto, ku portugezi së bashku me bukuroshen brune ndodhen në një restorant në Madrid dhe shkëmbejnë puthje të ëmbla. Ndërsa Irina (ish-i i tij) duket se ka gjetur shpirtin e saj binjak te Bradley Cooper, Kristiano Ronaldo, pas flirteve të panumërta, duket se i ka dhënë fund edhe zërave mbi një homoseksualitet të mundshëm teksa shihet që puth Georginën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?