Ronaldo letër ”babagjyshit”: Dua 7 fëmijë dhe 7 “Topa të Artë”

Në prag të festave të fundvitit, Ronaldo ka shkruar letër për ”babagjyshit” dhe këtë e ka bërë publike në një intevistë.

Ylli portugez baba i katër fëmijë, po aq sa ka edhe “Topa të Artë”, por duket se është në kërkim më shumë. Ai theksoi se numri i tij i preferuar gjithmonë ka qenë “7”, dhe dëshiron po aq fëmijë dhe trofe të “Topit të Artë”.

”Në shtëpi ka pak më shumë rrëmujë dhe pak më shumë zhurmë. Por e adhuroj. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem në qendër të gjithë kësaj. Këta fëmijë i kam dashur, për mua një jetë pa fëmijë nuk ka kuptim. Kur plakesh ata shndërrohen në mbështetje. Shpesh herë kam thënë se dua të kem shtatë fëmijë… katër nuk është mjaftueshë, pastaj 7 është numri im i preferuar. Dua shtatë fëmijë dhe shtatë “Topa të Artë””,-shtoi portugezi.

“Nuk ndalem këtu, deri sa të luaj do të kem ambicien për të fituar gjithçka që mund të fitohet. Tani ëndërroj trofeun e pestë të “Topit të Artë”, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë një tjetër për të ndjekur”, tha Kristiano Ronaldo.

SHKARKO APP