Ronaldo te Juventus për shifra marramendëse, mërziten punëtorët e Fiat

Cristiano Ronaldo është shumë pranë kalimit të Juventusit aty ku do përfitojë 30 mln euro në sezon. Në total transferimi i tij do të kapë shifrën e 220 mln eurove pas pjesa tjetër do të shkojë për Real Madrid që zotëron kartonin e portugezit.

Në një kohë që tifozët bardhezinj janë shumë të lumtur nga kjo gjë, punëtorët e FIAT-it janë mërzitur jashtë mase.

“Pasi blenë Gonzalo Higuain, duan të blejnë edhe Cristiano Ronaldon? Është turp i madh. Punëtorët e FIAT-it kanë 10 vite me të njëjtën pagë. Me pagën e Cristianos mund të kishin rritur pagat e çdo punëtori me 200 euro. Në këto vite kemi humbur 10,7% nga inflacioni”, thotë Gerardo Giannone, punëtor i FIAT-it prej 18 vitesh tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që FIAT është sponsor te Juventusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?