Ronaldo, tre akuza të reja për përdhunim

Christiano Ronaldon nuk e lënë të qetë. Ditën e djeshme avokati i modeles amerikane, Kathryn Mayorga e cila pretendon se është përdhunuar nga ylli portugez në vitin 2009 deklaroi se një tjetër vajzë ka kontaktuar me të.

Lesli Stoval në një deklaratë për mediat vendase ka treguar se një vajzë supozohet se ka marrë të njëjtin trajtim si Kathryn Mayorga, pra është përdhunuar nga Ronaldo.

Avokati i modeles amerikane ka lënë të kuptohet se ka mundësi që hetimet për Ronaldon të zgjerohen. Por nuk mbaron me kaq. Sipas The Sun një tjetër vajzë, e quajtur Ruby “rrëmbyesja e zemrave”, është përdhunuar nga portugezi në vitin 2005 kur ajo ishte ende minorene. Por ka edhe vajza të tjera që akuzojnë futbollistin e njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbulimi është bërë nga avokati i modeles amerikane, Kathryn Mayorga, i cili ka thënë: “Tre femra të tjera përveç Kathryn Mayorga akuzojnë Ronaldon për përdhunim ose ngacmime seksuale. Njëra prej vajzave pretendon se është përdhunuar pas një party, një tjetër që është ngamuar dhe vajza e tretë ka fimosur një pakt heshtjeje me futbollistin në vitin 2009, duke bërë të njëjtën gjë si Mayorga.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po punoj për të verifikuar të gjitha informacionet që më kanë ardhur” – ka thënë për The Sun avokati Stoval. Por kësaj historie i është futur edhe shoferi i limuzinës që ka shoqëruar 34 vjeçarin nga hoteli në ditën ku ka ndodhur ngjarja. Sipas tij gruaja ishte entuziaste dhe mburrej që kishte kryer marrëdhënie me futbollistin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?