Ronela Hajati çel natën e parë të Eurovision-it, shkëlqen dhe tund skenën: Janë emocionet më të forta në jetën time
Prej orës 21:00 nisi nata e parë e festivalit Europian të Këngës dhe këngëtarja Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë me këngën ”Sekret”. Artistja shqiptare çeli edicionin e 66-të të Eurovisionit që mbahet në Torino të Italisë.
Ronela Hajati shkëlqeu me performancën e saj, e shoqëruar nga Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë. E veshur me një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim, Ronela mahniti me pamjen e saj. Pas performancës, ajo tha se sonte ka përjetuar emocionet më të forta në jetën e saj artistike.
Këngëtarja shqiptare rrëmbeu edhe duartrokitet e publikut, të cilët si kurrë më parë ndezën atomosferën e krijuar nga Hajati dhe treguan se e dashurojnë këngën shqiptare.
“Jemi Live nga Torino. Kurrë në jetën time nuk kam patur kaq emocione sa sot. Mos harroni të votoni me numrin 1 kur të hapet linja. Shqipëri deri në vdekje. Na votoni! Po dola në finale nuk e di çfarë do bëj. Kanë qenë emocionet më të forta në jetën time. Ju dua shumë”,-tha ajo teksa u shfaq pranë delegacionit.
Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision thyen çdo rekord. Për 1 orë mbi 100 mijë shikime
/R.Shtylla. Koha Jonë/