Ronela, ylli i popit në Eurovision dhe çensura (FOTO/VIDEO)
Nga: Redjon Shtylla
Për ata që nuk e dinë, më 10 Maj është nata e parë e Eurovisionit, e që këtë vit mbahet në Torino të Italisë. Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë është kthyer në epiqendrën e këtij kompeticioni. Fillimisht nisi me këngën, ku në Shqipëri kishte kritika për pjesën e teksit, pasi e quanin muzikë pa poezi. Videoklipi i këngës, një histori shqiptare që tregoi më së miri një fabul të vjetër me ngjyra moderne, që mbetet një nga krijimet më të veçanta të Shqipërisë për në Eurovision.
Më pas Ronela nisi me turnet nëpër Europë, ku shkaktoi ”tërmet” me performacën dhe bëri që audienca të mëdha me fansa të këndonin me të në shqip këngën ”Sekret”.
Tani vijnë në ditët para mbajtjes së festivalit.
Në provën e parë gjenerale që u mbajt më 2 maj, Ronela u paraqit me një veshje shumë provokuese, dhe Eurovisoni u merakos. Në njërën foto që vetë Eurovisoni e ka publikuar, artistja prek pjesët intime dhe disa orë më pas, fotot u fshinë në Instagram. Kaq u desh dhe protalet që komentojnë çdo detaj të Eurovisonit, filluan të ”merrnin” në mbrojtje këngëtaren. Prej dy ditësh, është tema më e diskutuar, edhe për vetë faktin se thuhet se Eurovision-i i ka kërkuar artistes shqiptare që të ndryshojë performancën dhe ta realizojë për produkt familjar. Se çfarë do të ndodh, do ta shohim me datë 10 maj, por Ronela nuk dorëzohet lehtë.
A është kjo një çensurë? A është Europa e lirë siç duam ne shqiptarët, me dëshirën tonë që ti bashkohemi unionit të Bashkimit Europian? Nuk e ka shpikur Ronela ”provokimin”, ajo thjesht e ka bërë pjesë të performancës, për sa kohë nuk e dinë ende sesi e ka lidhur këtë pjesë me këngën.
Vetë këngëtarja gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, tha se ajo lëvizje është shpkur nga legjenda e popit Michael Jackson dhe se nuk e kupton pse u bë kaq e madhe.
“Ndihem çuditshëm, por mendoj se Eurovisioni është festivali i lirisë dhe kjo është arsyeja kryesore përse ëndërroja të isha këtu. Secili mund të bëjë siç dëshiron, por në fund të ditës, është vetëm show. Nëse dikush do të shohë diçka familjare, mund të shohë ndonjë shfaqje tjetër. Është në 9 të mbrëmjes, më besoni, fëmijët dinë gjëra më shumë se unë. Unë nuk bëra asgjë më shumë se ç’duhet. Kur njerëzit të shohin performancën, do mendojnë, për këtë u bë aq e madhe? Është thjesht një lëvizje dhe kapën fotografinë, çfarë ka të gabuar në këtë? Michael Jackson e shpiku këtë! Unë isha vetëm 3 vjeçe. Nëse ai e ka bërë, edhe unë do e bëj”.
Prioriteti i Ronelës është të bëjë performancën më të mirë për të ngritur lart Shqipërinë, edhe pse pazaret politike janë pjesë e festivalit. Mbi të gjitha, Ronela është mbretëresha e paraqitjeve skenike. Si në provën e parë, e cila në konferencën për shtyp u shfaq e veshur me ngjyrat e një dinosauri, në provën e dytë sot ajo u pa si ”Papa”. Shaka, por Ronela është e vetmja nga kolegët e saj në Eurovision, që me vete ka marrë 10 valixhe me veshje, që në çdo dalje jep nga një mesazh.
Ronela është kthyer në kryefjalën e Eurovisionit, në rrjete sociale është më e komentuara. Fansat europianë janë të dashuar me të. Ronela do të mbahet mend si Bisha e Eurovision 2022.