Rovena Dilo flet për procesin gjyqësor: Po më vjedhin pronën!

Rovena Dilo ka folur publikisht për një proces gjyqësor në të cilin është përfshirë ajo dhe familja e saj.

Gjatë intervistës në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, këngëtarja tregoi se partitë politike janë bërë bashkë.

Unë jam në një gjyq, në një gjyq shumë të padrejtë, jo më larg se një muaj përpara kryegjyqtari i treshes që kishte gjyqin tim u hoq nga vetingu, ai quhej Ilir Mustafai. Ai ishte nga ato gjykatës që ishte totalisht i blerë dhe i shitur, është tragjedi shumë e madhe të kesh përballë gjykatës që e dinë çfarë verdikti do japin nuk ke as ku të drejtohesh as ku të kërkosh ndihmë dhe të shikosh vjedhjen e pronës tënde, nënës tënde, të tezeve të tua, të kushërirave të tua të para të gjyshit tënd nga mafioz, nga trima, nga të fortë të politikës shqiptare që dihet se kush janë. 

I them dhe emrat po të doni , emrat e atyre që gjoja e kanë blerë tokën, Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi. PD dhe PS janë bërë  fort të dy bashkë dhe këta njerëz luftojnë kundër pronarëve të ligjshëm të familjes sime, ndëpërmjet një truku të shëmtuar. Gjyqi është shumë i thjeshtë që nëqoftëse nuk do të kisha ato përballë do kishte mbaruar tani. Iku Ilir Mustafai tani kemi një treshe tjetër tani janë tre gjygjtarë të tjerë. Unë shpresoj shumë që ato mos ç’nderojnë emrin e tyre, familjes së tyre, fëmijëve të tyre mos i lënë pengje dhe barra të tilla. Të fortët sot janë sot nuk janë, nesër nuk i dihet ku do jenë por pronarët shqiptarë që kanë qenë pronar, që kanë marrë gjëra atyre nuk duhet ti merret as jeta as prona, janë bërë shumë padrejtësi”, tha Rovena Dilo.

“Në Këngën Magjike krijohen klane”

Këngëtarja Rovena Dilo është dhe këtë vit pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo merr pjesë me këngën “Cinderella”, të cilën e sjell në bashkëpunim me artistët Hit Man dhe Rolla.

E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, Rovena ka treguar se nuk i pëlqen aspak mënyra e votimit në festival pasi krijohen klane.

Rovena Dilo: Mua nuk më pëlqen formula votimit në Kënga Magjike, nuk marr pjesë për të fituar, ky riformatim që i është bërë votimit duke futur publikun, ka ardhur pikërisht nga pakënaqësitë lehtësisht mund të bëhen klane. Ne jemi këngëtarë që punojnë në një vend bëjmë një grup dhe ja japim Rudinës për shembull.

Për këtë arsye se nuk jam në ndonjë klan, nuk punoj me klane, nuk kap njerëz më jep çmimin do të jap kaq; jam aq shumë jashtë kësaj natyre. Jam munduar të sjell gjëra të reja, të bëj një lloj avandgardizmi dhe në lidhje me brezin që i përkas. Nuk e mban brezin duke qenë old-old, fakti që unë solla këtë energji nuk ishte më kot e para për ti dhënë një spunto të gjithëve që jo vetëm me balada mund të dukesh mirë. Nuk kemi hyrë me pretendime për çmimin final.

Mos i fol shoferit - Të ftuar Rovena Dilo, Hit Man & Rolla dhe Markel Capo

SHKARKO APP