Rozana Radi mallëngjen me dedikimin e fundit, fjalë tejet emocionuese që do t’ju bëjnë të lotoni!

Rozana Radi kujton me mall prindërit: Gëzoni njëri-tjetrin atje lart!

Këngëtarja Rozana Radi gjithnjë kujton me mjaft mall prindërit e saj të cilët tashmë nuk jetojnë më.

Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të të dyve ku shpreh sesa e ndjen mungesën e tyre dhe që asgjë nuk do ta mbushë.

“Më zhveshën emocionet pa ju. Gëzimi e uli përqindjen e tij. Lumturia nuk ngjitet në qiellin e 7-të. Mëngjesi është memec pa zhurmën e hapave tuaj. Pjata ime është bosh sepse unë jam ngopur me vetminë time. Gëzojeni njëri-tjetrin atje lart. Më mungoni”, – ka shkruar këngëtarja dhe moderatorja e njohur.

Image

SHKARKO APP