Rozana Radi shpërthen ndaj portaleve: Mjaft më!
Këngëtarja shqiptare Rozana Radi, tashmë dhe fituese e festivalit “Kënga Magjike”,njëkohësisht dhe moderatore e emisionit më të ri investigativ “Boom” në Ora News, nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social Instagram ka reaguar ashpër ndaj portaleve, të cilat sipas këngëtares e kanë bërë objekt të operacioneve plastike. Rozana shkruan se përveç bustit nuk ka asnjë operacion tjetër plastik.
“Problem i madh me “portalet” Kaq te paafte te jeni valle!??? Si ka mundesi te mos kuptosh qe fytyra e nje njeriu eshte e pa prekur nga doktori! Ketu dhe kur thua te verteten kta te shtojne dhe 20 te tjeta.Nuk kam asnje nderhyrje ne FYTYRE .
ASNJE.Pervec bustit nuk KA! Skam nevoje te fry dy buze ta trasha e nje hunde perfekte qe me ka dhene zoti.MJAFT ME ! Jeni bere Hijena per te marr ca like”. Ky është postimi i këngëtares se famshme në Instagram.