Rozanës i mbetet hatri pse nuk i dhanë çmim: Arti nuk është bixhoz

Akademia KULT ka ndarë si cdo fundvit çmime për fusha të ndryshme të artit, duke nominuar disa nga emrat më të sukseshëm gjatë një viti. Por mospërfshirja në këto lista e këngës “Ma thuaj ti”, e cila u shpall fituese e “Kënga Magjike 2016”, ka revoltuar Rozana Radin aq sa ajo ka reaguar e zhgënjyer. “Po shikoja nominimet per “Kenga e vitit 2017” nga Akademia KULT! Jam shume kurioze te dija mbi cfare kriteresh i zgjedhin kenget e nominuara ne kete kategori?! Kengen fituese te Kenges Magjike, “Ma thuaj ti” nuk po ma shohin syte! Shikoni ju se ndoshta e kam pare gabim.

KENGA E VITIT – – ALBAN SKENDERAJ – “UNE & TI”

ARILENA ARA – “NENTORI”

Swiss Digital Desktop Reklama

FRANC KORUNI – “I SHKRETI MBRET”

Swiss Digital Mobile Reklama

LINDA HALIMI – “BOTE”

SONI MALAJ – “PER VETE ME MBAJ”

VLASHENT SATA – “ERDHI DITA

Suksese kengetareve, por ka disa kenge ketu qe nuk i njoh. Ndoshta jam gabim, por mos ia hani hakun artiseve e mos beni si Franceze. Mos, se do zbuloheni keq. Akademia Kult kam pershtypjen qe duhet te ndjeke me me vemendje kompeticionet. PS: Mos luani bixhoz me artin e te tjereve se eshte e turpshme!”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?