Rrahje masive mes këngëtarëve të njohur në aeroport, alarmohen udhëtarët
Dy reperët e njohur Booba dhe Kaaris janë arrestuar te premten pas një përleshje masive. Ngjarja që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore, ka ndodhur në aeroportin e Parisit.
Udhëtarët e alarmuar janë parë teksa lëvizin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku mes reperëve po zhvillohej një rrahje masive.
Në videon e filmuar nga një kalimtar rasti vërehen bandat teksa përleshën në një dyqan brenda aeroportit, para se gjendja të rëndohej më shumë.
Aeroporti konfirmoi se u mbyll përkohësisht për shkak të incidentit, teksa kjo ndikoi edhe vonesë në disa prej fluturimeve.
Booba dhe Kaaris janë dy emra të njohur të muzikës në Francë, të cilët dikur ishin miq të mirë, madje edhe kishin bashkëpunuar, por që ky raport ka përfunduar me rivalitet të thellë.

KOHA JONË SONDAZH

