Rrëfehet Anxhela Peristeri: I kam dalë makinës para që të më shtypte
E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” në RTV ORa ka qenë këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri. Ajo tregoi më shumë për pjesëmarrjen e saj në Eurovision gjithashtu edhe për videoklipin e këngës “Karma” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë Festival.
Mirëpo, si të gjithë të ftuarit e tjerë dhe Anxhela nuk kishte si ti shpëtonte lojës “5 Sekonda” në të cilën zbuluam një Anxhela të cilën nuk e njihnim më parë.
Një nga pyetjet e gazetarit për këngëtaren ishte:
Tre çmenduritë më të mëdha që ke bërë?
“Kam hyrë në det në temperatura shumë të ulëta
Jam hedhur nga kati i dytë kur kam qenë e vogël
I kam dalë makinës para që të më shtypte“- përgjigjet Anxhela.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: