Rrëfehet këngëtarja shqiptare e suksesshme në Gjermani, Lulja: Identifikohem me Nënë Terezën

Lule quhet këngëtarja nga Kosova, por që duket se po rezulton e suksesshme edhe në Gjermani. Një nga hitet e fundit titullohet “Natë e ditë”, një këngë ritmike, e cila e bën Lulen konkurrencë ndaj këngëtareve me emër.

Ka zgjedhur tregun vendas, por edhe atë gjerman për të treguar edhe njëherë talentin shqiptar në botë. Në një interviste për ‘Bluetooth’ këngëtarja tregon më shumë rreth vetes

Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika për mua është gjithçka.
Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Alarmin e zgjimit e kam me muzikë.
Hiti yt i preferuar?
Janë disa hite që preferoj, nuk kam veç një.
Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Po, e kam në plan që së shpejti do t’i publikoj.
Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Perfekt edhe precize më pëlqen.
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Kur jam rreth njerëzve që i dua.
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
E ardhmja, arritja e qëllimeve.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Perfekte, besnike, bujare.
Defekti juaj kryesor?
Përsosmëria.
Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Kur ‘X’ person e sheh gabimin dhe kërkon falje.
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Me Nënë Terezën.
Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një mashkull?
Pastërtia, besnikëria.
Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
S’kam veç një, çfarë më vijnë nëpër mend këndoj.
Ngjyra juaj e preferuar?
E bardha, e zaza, pink.
Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Të arrij planet e mia. Natyrisht që kam në plan të prek tregun ndërkombëtar.

SHKARKO APP