Rrëfimi i Dakota Johnson: “Pas 50 shades shkova në terapi”

Aktorja Dakota Johnson pas trilogjisë “50 Shades” duket se karriera e saj në aktrim nuk ka qenë më e njejta.

Këtë muaj ajo është bërë pjesë e numrit të ri të revistës “Elle” ku ka rrëfyer se si filmi i famshëm me skena të nxehta ka ndikuar në jetën dhe rolet e saj të tjera.

28-vjeçarja u shpreh se skenat erotike të këtij filmi i shihte edhe në ëndërr dhe e kishte shumë të vështirë të kishte një jetë normale pas realizimit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dakota shtoi se ishte futur aq shumë në personazhin dhe psikologjinë e Anastasias saqë nuk arrinte dot të luante asnjë personazh tjetër për një kohë të gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktorja përfundoi intervistën e saj duke thënë se i’u deshën seanca tek psikologu dhe terapi për t’u rikthyer në normalitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?