Rrëfimi i paprecedent i Tina Turner: Mendova se do të vdisja për shkak të sëmundjes
Këngëtarja e mirënjohur, Tina turner, ka rrëfyer se e kishte menduar eutanazinë (ndërprerjen e jetës), para se burri i saj të ndërhybte për t’ia shpëtuar jetën.
Në librin e saj të ri, “Tregimi im i dashurisë”, 78-vjeçarja ka treguar se transplantimi i veshkës ia ka shpëtuar jetën.
Legjenda e muzikës ka bërë të ditur se dhuratën e jetës, më saktë veshkën, ia kishte dhuruar burri i saj, Erwin Bach.
Para se ta bënte transplantimin, këngëtarja shkonte në dializë, mirëpo ka thënë se nuk dëshironte të jetonte me ndihmën e makinerisë.
“Ajo nuk ishte ideja për të vazhduar jetën. Mirëpo, helmet në organizmin tim filluan të më mposhtnin”.
“Nuk mund të haja, mbijetoja, por nuk jetoja. Fillova të mendoja për vdekjen. E kisha pranuar se veshkat e mia janë në gjendje të keqe”.
“Nuk kisha frikë nga vdekja, mirëpo ishte çështja, se kur”, transmeton Daily Mail një pjesë të rrëfimit të Turner në librin e saj.
Asokohe, Tina, e cila jeton në Zvicër, kishte filluar të mendon për eutanazinë, madje kishte nënshkruar me një organizatë që merret me pacientët, që duan ta ndërpresin jetën për shkak të vuajtjes dhe dhimbjes.
Megjithatë, burri i saj ishte shprehur i gatshëm t’ia jepte njërën veshkë. Njëherësh, në libër Turner shkruan, se gjatë jetës ka vuajtur nga goditja në tru, si edhe nga kanceri në zorrën e trashë.

KOHA JONË SONDAZH

