Rrëfimi shokues i Bebe Rexha: Producenti më ngacmoi seksualisht kur isha 19 vjeçe

Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë e famshme, Bebe Rexha, ka arritur të futet në top 10¬shen botërore me këngën “In The Name of Love”. Ajo ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren e njohur Nicki Minaj për singlin e saj “No Broken Hearts” si dhe ka qenë protagoniste e MTV European Music Awards.

Por, 27 vjeçarja nuk kishte bërë vetëm kaq, shkruan “The Sun”. Për dhjetë vitet e fundit ajo ka punuar pa u lodhur prapa skenave si kompozitore. Në fakt, Bebe është talenti prapa disa prej hiteve më të mëdha të viteve të fundit, duke përfshirë hitin “The Monster” të Eminemit dhe Rihannas, me të cilën kanë fituar çmimin Grammy, hitin “Hey Mama” të David Guettas, si dhe “Me, Myself and I” të G-Eazys.

Hyrja e saj në industrinë e muzikës në një moshë të re nënkupton se ajo tashmë është e vetëdijshme për anët e errët të kësaj industrie, përcjell Koha.net.

Ajo ndau një histori të hidhur me “The Sun”, duke treguar se gjatë kohës kur ishte duke punuar me një producent të njohur, emrin e të cilit nuk ka dashur ta zbulojë, ai e ka provokuar seksualisht kur ajo ishte 19 vjeçe.

“Ai i ka bërë masazh këmbëve dhe shpinës time dhe kur më thërriste në celular më pyeste ‘Çfarë ke veshur tani?’”, tha Rexha për “The Sun”. “

Por [ekipit tim të vjetër] nuk i ka interesuar fare kjo gjë pasi që ai ishte një producent i madh”.

SHKARKO APP