Rrëfimi tronditës i Juelës: Mora vesh vra’sjen e ish-partnerit pak minuta pasi fola me të

Një rrëfim i fortë dhe tepër emocional ka ardhur nga Juela brenda shtëpisë së Big Brother VIP, gjatë një bisede me një prej banoreve.

Ajo ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së saj, kur mësoi për vrasjen e ish-partnerit, i cili u gjet pa jetë së bashku me motrën e tij.

Ngjarja, sipas saj, ndodhi në fillimet e pandemisë së COVID-19, në një periudhë kur kufizimet dhe mbyllja e kufijve e bënin situatën edhe më të rëndë emocionalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juela tregoi se kishte komunikuar me të vetëm pak minuta para se të merrte lajmin tragjik. Fillimisht u njoftua nga një e njohur në Angli, ndërsa ngjarja kishte nisur të transmetohej edhe në mediat shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam nja 20 minuta që kam folur me të… më thanë provoje ta marrësh në telefon. Lajmi kishte dalë në televizion… vetëm mbaj mend që hodha pjatat përtokë”, rrëfeu ajo, duke kujtuar momentin e tronditjes.

Ajo shtoi se situata u bë edhe më e vështirë për shkak të pamundësisë për të udhëtuar, pasi aeroportet po mbylleshin në atë periudhë.

“Shumë e vështirë me ia pranu vetes që ai nuk jetonte më”, u shpreh Juela, duke treguar dhimbjen që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë.

Rrëfimi i saj prekës vjen si një dëshmi e fortë e pasojave emocionale që lënë ngjarje të tilla tragjike, por edhe e forcës për të përballuar humbjen dhe për të vijuar përpara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?