Rrëzoi nga froni Jeff Bezos pas 4 vitesh, kush është personi më i pasur në botë

Elon Musk është bërë zyrtarisht personi më i pasur në botë pasi aksionet e tij në Tesla pësuan rritje. Pasuria e tij u rrit në më shumë se 188 miliardë dollarë dhe rrëzoi nga froni Jeff Bezos, themeluesi i Amazon që mbante vendin e parë.

Çmimi i aksioneve i Musk u rrit me 6% mëngjesin e së enjtes. Sipas Bloomberg, 49-vjecari Elon Musk ka një vlerë neto prej më shumë se 188.5 miliardë dollarë, e cila është vetëm 1.5 miliard dollarë më shumë se Bezos për sa i përket vlerës neto.

Bezos ka mbajtur titullin e personit më të pasur në botë që nga viti 2017 dhe aktualisht ka një pasuri 187 miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?