Rriten çmimet e biletave për Sanremon, ja sa do të kushtojë të ndjekësh nga afër festivalin e famshëm
Pas shumë vitesh me çmime të pandryshuara, nga viti 2026 do të rriten tarifat për të ndjekur nga afër Festivalin e Këngës në Sanremo.
Bashkia e qytetit, në bashkëpunim me RAI-n, ka vendosur një rritje prej rreth 20% krahasuar me vitin 2025 për biletat e Teatrit Ariston.
Për vendet në platea, çmimi për katër netët e para të Festivalit (nga e marta deri të premten) do të jetë 240 euro për mbrëmje.
Ndërsa për finalen e madhe, spektatorët do të duhet të paguajnë plot 875 euro për një biletë.
Nuk do të ketë asnjë zbritje për ata që zgjedhin të blejnë carnetin e plotë: paketa totale për pesë netët e Festivalit do të kushtojë 1.835 euro.
Disi më të përballueshme mbeten çmimet për galerinë. Biletat për katër netët e para do të jenë 132 euro secila, ndërsa për finalen çmimi rritet në 430 euro. Carneti për të gjitha netët, në galeri, do të kushtojë 958 euro.
Vendimi shënon një kthesë të rëndësishme për Festivalin më të famshëm të muzikës italiane, duke e bërë pjesëmarrjen live në Sanremo gjithnjë e më ekskluzive.
KOHA JONË SONDAZH

