Rrjetet sociale s’janë falas, Harry-Meghan: Koha që të ndryshojë
Edhe pse duket sikur nuk u përshtatet me profilin por princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, janë duke punuar me krerë të korporatave të mëdha dhe zyrtarë kryesorë të marketingut për të ndryshuar mënyrën sesi funksionojnë rrjetet sociale.
”Peizazhi online ka një gjuhë urrejtje, rrezikshmëri për shëndetin dhe krizë për të vërtetën”. Harry vuri në dukje projektin e tij dhe të Meghan-in, “Stop Hate For Profit”, i cili ishte një fushatë e të drejtave të njeriut për drejtësi racore dhe për të ndryshuar politikat e gjuhës së urrejtjes në internet, veçanërisht në Facebook. Harry thotë se rrjetet sociale si TikTok, Facebook apo Instagram, janë një formë argëtimi që nuk vjen falas. Për të, në këmbim të fotove të këndshme të kafshëve, memeve, komunikimit me miqtë dhe familjarët, platformat e rrjeteve sociale po mbledhin informacione personale.
”Sa më shumë të klikoni, aq më shumë dinë ata për ty. Çmimi që po paguajmë është shumë i lartë. Normalisht ne jemi konsumatori, por në fakt në këto platforma online situata po ndryshon dhe aktualisht jemi produkti”. Nga ana tjetër, Harry u bëri thirrje përgjegjësve të rrjeteve sociale të vendosin standarde të drejta dhe theksoi se situata është shqetësuese, ndonëse dikush që nuk i njeh algoritmet, blerjet e reklamave dhe botën digjitale mund të mos e kuptojë.