Rroftë babi, “çunat” e llastuar që notojnë në lekë (FOTO LAJM)
Edhe pse Tirana ka një jetë shumë të vrullshme dhe plot energji, prapë se prapë mbetet një qytet i vogël në krahasim me kryeqytetet europiane, ndaj edhe njihen mirë se kush janë “kokat” e pasura dhe që preferohen më së shumti.
Disa prej tyre, për të mos thënë pjesa më e madhe e këtyre djemve të pasur e kanë gjithçka të siguruar nga prindërit. Portali albeu.com, ka renditur më poshtë pasuritë dhe luksin e tyre.
Erik Fullani, djali i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklarohet të ketë ndjekur studimet në shkollën private “Nobel”. Deklarata e zyrtare e pasurisë së familjes Fullani, e bërë publike në deklarimin pranë ILDKP-së kap një shifër prej 24.213.325 lekësh në depozitë bankare si dhe 6.203 euro.
Erik Fullani është djali i ish guvernatorit të bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit. Ai shquhet për veshjet e zgjedhura me shumë kujdes, gjithnjë të markave të shtrenjta dhe sigurisht lifestyle-in me makina të bukura dhe pushime të çmendura. E sigurisht që kjo justifikohet me lekët e babit.

Martin Mane është djali i Saimir Manes. Samir Mane, i shpallur nga Fondacioni për Liri Ekonomike si një nga njerëzit më të pasur në vend. Pasuria e tij shkon deri në 1.2 miliard usd. Kjo justifikon edhe jetën e bulkur të djaloshit.

Dejvi Hoxholli – Një tjetër 20-vjeçar i cili bie në sy për pasionin për makinat e shtrenjta. Dejvi ka studiuar në Londër dhe familja e tij merret me biznes. Kuptohet, edhe leket e zoterise vijne nga babi.

Kryefamiljari Irfan Hysenbelliu është pronar i disa bizneseve, por edhe mediave. Ai zotëron firmë ndërtimi, fabrikë birre, hotele dhe një grup të suksesshëm mediatik që përfshin “News 24”, “Gazeta Shqipare” e “Balkanëeb” si dhe gazetën “Panorama”. Duket se të gjitha këto i gëzon djali i tij, Fatmir Hysenbelliu. Pasuria e tyre shkon në gjysmë miliardë euro.


KOHA JONË SONDAZH

