Rudina: “Bravo që ia vura syrin, ja si më doli”

Rudina Dembacaj ia tha vetë burrit e para. Shkoi të rregullonte makinën në servisin e tij dhe nisi flirtin që atë ditë. Ndërkohë që Rudinës i kishte pëlqyer, Aleksi as që e kishte mendjen për dashuriçka.

Po ajo shkoi sërish për të rregulluar makinën dhe për të parë djalin me sy bojëqielli. Deri sa një ditë u ulën të pinin një kafe dhe ajo e ftoi për në shtëpinë e saj. Vetëm natën e kuptoi se ç`kishte bërë dhe qëndroi zgjuar duke e parë gjatë gjithë kohës. Pikërisht për këtë fakt, Aleksi edhe sot i thërret buf, sepse ajo e shikonte si buf gjatë gjithë natës.

Tani janë prindër të një vajze të quajtur Viktoria, për të cilën Aleksi kujdeset shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë me njeriun që do e që e zgjodhi vetë e para, Rudina tha: “Bravo më qoftë që ia vura syrin, se ja si më doli.” Të dy ata folën hapur te Rudina për lidhjen e tyre, por edhe jetën sot si bashkëshortë e prindër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?