Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku marrin bekimin nga Papa Françesku
Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ka postuar sot në “Instastory” një fotografi ku tregon që bashkëshorti, Mark Frroku dhe familja e saj kanë marrë bekimin Apostolik nga Papa Françesku.
“Shenjtëria e tij Françesku i jep Bekimin e tij të përzemërt Apostolik Mark Frrokut dhe familjes së tij”, thuhet në postimin e aktores.
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë 4 vite që janë martuar me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që ish-bashkëshortja e Markut, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje. Ata kanë 3 fëmijë së bashku, 2 vajzat Mara dhe Erta dhe djalin Leonard. Nga ana tjetër, Rudina është mamaja e një vajze, Viktoria.
Së fundmi Rudinën e kemi parë të angazhuar në projekte të ndryshme kinematografike.