Rudina Dembacaj merr propozimin për martesë (FOTO)
Rudina Dembacaj ka publikuar në Instagram një seri fotosh nga Kapadokia, Turqi. Gjatë pushimeve, ajo ka marrë propozimin për martesë nga Mark Frroku.
“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish. As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë”, shkruan ajo në postimin e fundit në Instagram.
Në janar të këtij viti, Rudina Dembacaj konfirmoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, nëpërmjet një postimi në Instagram, ndonëse thashethemet për lidhjen kishin nisur më herët.
https://www.instagram.com/p/CFgzXA_ndCY/