Rudina Dembacaj: Po mendoj për një bebe
Rudina Dembacaj ka zbuluar se do të bëjë sërish dasmë dhe ka nisur përgatitjet ndërsa e ka cilësuar martesën si “vesin më të keq”.
Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, ajo tha se po mendon seriozisht të zgjerojë familje me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është dëshirë e tij dhe e vajzës së saj.
“Nëse Viki do bëhet me një motër cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?”e pyeti një prej ndjekësve.
“Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku tashmë ma kërkon edhe Viki”,-u përgjigj Rudina Dembacaj.