Rudina Dembacaj tregon marrëdhënien e veçantë që ka me vajzën e Mark Frrokut

Rudina Dembacaj ka një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e partnerit, Mark Frrokut e këtë e vërtetojnë postimet e shumta që bën me ta.

Sidomos me vajzën e Markut, Ertën, Rudina ka një raport të veçantë si shoqe të ngushta.

Mbrëmjen e djeshme moderatorja ka publikuar një video ku shfaqet me Ertën të përqafuara teksa realizojnë një set fotografik dhe këndojnë.

“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, është shprehur Rudina.

https://www.instagram.com/p/B9pI4f-n6hB/

SHKARKO APP